Një tjetër rast dhune në familje, policia Sarandës vë në pranga burrin
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. S., banues në Sarandë
Arrestimi u krye pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.