Gezim Ademaj braktis PD, bashkohet me Shpetim Idrizin

Shpëtim Idrizi ka zhvilluar takim me strukturat e PDIU një ditë më parë. Në krah të tij ka qenë dhe deputeti i partisë Demokratike Gëzim Ademaj.

Gëzim Ademaj mori mandatin e Fatjon Veizajt.

Kujtojmë se takimet e tilla, vijnë në më pak se dy muaj para zgjedhjeve që do të mbahen në 14 maj.

Ndërkaq nga lista me katër deputetë që partia Demokratike ka në Vlorë, mbështetës të ish kryeministrit Berisha mbeten dy emra, Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa. Arbi Agalliu ka dalë krah Alibeajt ndërsa tashmë edhe Gëzim Ademaj kalon krah Shpëtim Idrizit. i cili është kundër Berishës.