Klejdi Murtaj kandidon për në këshillin bashkiak të Sarandës me PDIU

Klejdi Myrtaj do te kandidoje ne siglen e PDIU per Keshillin Bashkiak te bashkise se Sarandes.

Lajmin e ka bere publik vete Myrtaj permes nje postimi ne facebook.

POSTIMI

Te dashur miq dhe shokë!

Unë, së bashku me një grup të rinjsh intelektual dhe plot dëshirë për ti sherbyer dhe ofruar më të mirën qytetit të Sarandës dhe për të qënë zëri i cdo qytetari në Këshillin Bashkiak të qytetit tonë, kemi vendosur të garojmë nën siglen e PDIU.

Grupimi ynë nuk njef numra, radhë apo hierarki por frymë bashkëpunimi dhe një mison të përbashkët për të 32 anëtarët e listës të PDIU për Këshillin Bashkiak.

Klejdjani, Edlira, Eraldi, Ergysa, Klajdi dhe të gjithë të tjerët janë të barabartë dhe me një qëllim: ti shërbejmë komunitetit Çam, ti shërbejmë qytetit tonë, ti shërbejmë rinis dhe cdo shtrese të shoqërisë që gjithë kush nga ne ja di problematikat dhe shqetësimet.

Të gjithë vijmë nga fusha të ndryshme si politologjia, biznesi, mësuesia, inxhinieria, juridiku etj dhe së bashku do të jemi një zë.

Kërkojmë me pëulësi nga cdo qytetar i Sarandës të bashkohet me iden dhe misionin tonë duke na mbështetur me votë në këto zgjedhje lokale nën siglën e PDIU (Partia Drejtësi Integrim Unitet)

Për qytetin tonë, për Atdheun tonë…