Dorëhiqet drejtori i ujësjellësit në Gjirokastër

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në qytetin e Gjirokastrës, Iljaz Memushi ka dhënë dorëheqjen dorëheqjen ditën e sotme, pas transmetimit në emisionin “Stop” të pamjeve ku ai ishte konstatuar që të punonte në një moment si taksi me automjetin e vet personal gjatë orarit zyrtar të punës.

Edhe pse më shumë përbën një problem etik sesa shpërdorim detyre apo korrupsion, Memushi ka paraqitur dorëheqjen mëngjesin e sotëm, si dhe ka mohuar që të punonte si taksixhi, por thjesht kishte shkuar deri në Kakavijë për të ndihmuar një të njohurin e tij. Po të duash të bësh humor të zi, transmetimin e “Stop” mund ta lexosh edhe ndryshe.

Gjendja ekonomike me çmimet e rritura është aq e keqe sa edhe drejtorët detyrohen të bëjnë punë të dytë për t’ia dalë mbanë.