Dhunoi bashkëshorten e tij, policia Sarandës arreston 67- vjeçarin
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.