Destinacioni i javës: 6 Atraksione buzë shëtitores së qytetit të Sarandës, ne shëtitoren e qytetit

Për çdo vizitor apo pushues që vjen në Sarandë, shëtitorja shfaqet si një “atelie në natyrë” me disa atraksione të veçanta që gjenden buzë saj.

Të arreduara midis platformave që zbardhin dhe shkallareve që zbresin deri poshtë buzë Jonit, qëndrojnë 6 skulptura mermeri.

Ato janë: “Pulëbardhat” e Lesko Ligut, “Delfinët” e Niko Godrolit, “Ëndrra” e Genti Tavanxhiut, “Prerja e Artë e Detit” e Vasil Vasilit, “Dallga” e Apostol Londos dhe “Kali i Detit” e Emanuel Koko.

Per të gjithë ata që shëtisin në këtë hapësirë të urbanizuar me një koncept modern, skulpturat e kësaj “atelieje” sikur pëshpërisin dhe dialogojnë fjalë arti dhe fjalë dashurie.