Blendi Klosi prezanton Romeo Cakulin, kandidat për bashkinë e Finiqit

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka bërë prezantimin zyrtar të kandidatit të koalicionit PS-Mega për bashkinë e Finiqit, i cili është Romeo Cakuli.

Prezantimi i Cakulit është bërë në praninë e qindra të pranishmëve që mbështesin kandidaturën e tij për të drejtuar Finiqin.

I pranishëm në takim përvecc Klosit dhe Cakulit, ishte dhe kryebashkiaku aktual Kristo Kicco.

Kandidatura e Romeo Cakulit në Finiq është mirëprituar me entuzisëm dhe besim tek qytetarët, të cilët kanë vlerësuar si emrin më të mirë në zgjedhjet e 14 majit.

Romeo Cakuli përpara kandidaturës për bashkinë e Finiqit ka mbajtur postin e zv.kryetarit të bashkisë së Sarandës dhe disa poste të tjera të cilat i ka drejtuar me mjaft sukses.