COVID-19 hyn në Kadastrën e Sarandës: Shërbimi për qytetarët do bëhet online

Zyra e Agjensisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë ka ndërprerë shërbimet për qytetarët në sportele.

Mëngjesin e sotëm dyert nuk janë hapur për qytetarët, pasi gjatë ditëve të kaluara një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kjo ka bërë që të merren tamponë nga i gjithë stafi dhe deri në daljen e përgjigjeve zyrat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa për qytetarët do të ofrohet vetëm shërbim online.