Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, detajet e para

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Zenelaj.

Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka pasoja në jetë njerëzish, por vetëm të lënduar lehtë dhe dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.