‘Të paktën shpëtuam gjallë’, trajneri i Delvinës rrëfen dhunën: Nuk organizohet ndeshja me 2-3 policë
Trajneri i Delvinës, Donald Mehmeti, në një intervistë për Report TV, thotë se drejtuesit i Shkumbinit dhe futbollistët nisën menjëherë dhunën pas golit të realizuar ndaj peqinasve. Mehmeti sqaron se ekipi kundërshtar erdhi ti godiste në pankinën ku qëndronin, ndërsa cilëson si skandal numrin e pakët të forcave security të cilët ishin prezent për të organizuar këtë sfidë.
“Ndodhi një dhunë e papranueshme, aq më shumë për faktin se u përfshi dhe stafi i Peqinit. Mbetëm të shtangur sepse nuk kemi patur ndonjëherë përplasje me Shkumbinin. Sherri nisi në minutën e 8 pas golit që realizuam. Ai filloi të festonte dhe erdhi drejt pankinës tonë, por në atë moment shefi i klubit të Peqinit iu vërsul pankinës tonë duke na goditur bashkë me drejtuesit. Në ato moment filloi përplasje me të dy skuadrat,”-tha ai
Trajneri i Delvinës tregoi se nga sherri masiv ka patur të lënduar.
Kemi të lënduar zëvendës trajnerin që ka patur krisje krahu për shkak të goditjes. Në kokë kanë marrë lëndime disa futbollistë, por të paktën shpëtuam gjallë. Forcat security dhe policët ishin shumë të pakët. Nuk e kuptoj sesi 2-3 policisë mund të organizojnë këtë ndeshje. Për 1 orë u mbyllëm në dhomën tonë të stadiumit para se të largoheshim me policisë,”-u shpreh ai.
Nga Delvina presin një dënim të ashpër të Shkumbinit nga ana e Komisionit të Disiplinës në FSHF. Madje trajneri Mehmeti tregoi se për shkak të dhunës së një tifozi ata janë dënuar me 1 vit të mos luajnë në fushën e tyre, ndërsa për një ngjarje të kësaj madhësie sipas tij duhet të merret një dënim më i rëndë.