Sarandë, tryezë ndërgjegjësimi për drejtësi e barazi sociale dhe mundësi të barabarta

Qendra për Zhvilim e Bashkisë Sarandë, ku marrin trajtim, aftësim dhe përkujdesje fëmijë me aftësi ndryshe, ishte institucioni i duhur për të ndarë qasje sociale të ngjashme, në Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale.

Anila Pikuli, shkoi përtej pozicionit të saj so Drejtore e Drejtorisë së Politikave Sociale në Bashki, duke bërë edhe moderatoren e Tryezës me këtë fokus, në këtë kuadër.

Rreth kësaj Tryeze ishin si të barabartë: Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe drejtuesja e Zyrës së Punësimit, Eljana Shkurti, drejtues të shoqatave të të verbërve dhe romëve, drejtues dhe specialistë të institucioneve me natyrë sociale, që në Bashkinë Sarandë janë një mozaik i plotësuar.

Kryetari Adrian Gurma vlerësoi me rëndësi të dorës së parë që janë bashkë jo vetëm në Tryezë, por sidomos në qasjen e njëjtë për të dhënë drejtësi dhe barazi sociale dhe secili ka tullën e vet në këtë mur. “Më shumë se fjalët, – u shpreh Gurma- është investimi i përditahëm për fëmijët me aftësi ndryshe dhe për shtresa vulnerabël”. Falë kësaj pune dhe këtij investimi e bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me organizata e shoqata me profil social, Bashkia Sarandë është tashmë lider për infrastrukturë të kompletuar në
institucione sociale e po aq për standartin e shërbimeve, që ofrohen në to.

E drejta për të marrë pjesë në gjithë aktivitetet dhe për punësim, është trajtuar si një e drejtë e secilit nga drejtorja e Zyrës së Punës, Eljana Shkurti. Ajo ka vlerësuar përfshirjen në projektin “Punë në Komunitet”, që implementohet nga Bashkia Sarandë, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunim më të gjerë edhe nga përfaqësues të pranishëm të komuniteteve, për të rekomanduar njerëz në nevojë, për t’i përfshirë në programe punësimi, pasi kështu funksionojmë si aktorë socialë.

Në Tryezë, u tregua për kujdesin që bëhet për rregjistrimin e fëmijëve romë, për nevojën e ofrimit të më shumë vende punës për individë me aftësi ndryshe, si dhe për paketat ushqimore për familje në vështirësi ekonomike, për punën integruese për viktimat e dhunës, për infrastrukturën lehtësuese për lëvizjen e invalidëve. U tha se duhet bërë më shumë për të lënë mënjanë
çdo lloj diskriminimi dhe të arrihet motivimi i individëve, që ata të dalin si të barabartë në tregun e punës etj.

Në Ditën Botërore të Drejtësidë Sociale, kaloi mesazhi se jemi të gjithë të barabartë dhe të gatshëm për të dhënë shërbime për të luftuar diskriminimin, pro drejtësisë dhe barazisë sociale.