Saranda në interesin e turistëve dhe biznsesit Rumun

Kjo u konfirmua në takimin informal, që Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, pati me ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, z.Octavian Ṣerban dhe Këshilltarin Ekonomik të asaj Ambasade, z. Cristian Dan Cutaṣ.

Kryebashkiaku. Gurma, duke nënvizuar faktin që Saranda është një punkt i rëndësishëm i turizmit në vend, shprehu vullnet për të qenë bashkëpunues për të rritur këtu praninë e turistëve rumunë e njëherësh ky bashkëpunim të konkretizohet shpejt e të përfshijë edhe fusha të tjera, si: arsimin dhe biznesin dhe shkëmbimin e eksperiencave të qeverisjes, përmes binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani.

Ambasadori Serban tha se është i gatshëm për ta prezantuar Sarandën në disa touropetarë dhe kompani të mëdha biznesi në Rumani. “Zona ka potencial ekonomik që duhet ta përdorim në interes të zhvillimit”, u shpreh Serbian.

Ai tha se së shpejti vjen një delegacion ekonomik, i cili ka nevojë për të gjetur homologë të besueshëm këtu. Për të vendosur kontakte dhe zhvilluar projekte, diplomatët rumunë kërkuan të identifikohen lokacione konkrete, për të konkretizuar investimin.

Mes Kryetarit Gurma dhe diplomatëve rumunë u bisedua edhe për projekte në fushën e arsimit, pasi agjencia rumune për zhvillim ekonomik dhe ndihmë këtë vit do të fokusohet në shkolla, duke ofruar laboratorë të teknologjisë së informacionit, ku Saranda është në fokus.

U tha se bashkëpunimi do të përfshijë edhe dhënie bursash për exelencën, në bachelor ose master në Rumani, si dhe për kualifikime stafesh në Rumani, në kuadër të funksionimit të zyrës së BE në qeverisjen vendore.