Prishja e trapit ndan Konispolin/ Mijëra banorë të izoluar, kalojnë në Ksamil me varka

Pamjet që vijnë nga Konispolit në Shqipërinë e 2023 duken si pamje të së shkuarës, por janë të këtyre ditëve. Trapi i ndërtuar mbi lundër është prishur, dhe në këto kushte banorët detyrohen që të përdorin varka. Ata apelojnë institucionet për ndërtimin e një ure, pasi janë duke rrezikuar jetën e tyre në varka të vogla çdo ditë.

Duket si histori e së shkuarës, por është e vërteta në Shqipërinë e vitit 2023.

Kjo varkë është mjeti i vetëm I komunikimit mes Konispolit dhe Ksamilit!

Lundra që lidh dy vendet është prishur prej 10 ditësh.

Në këto kushte  banorët kalojn kanalin e Vivarit me varka.

Banorët e Konispolit kanë lidhje të pashmangshme me Ksamilin, për punë dhe shkollim. Mosfunksionimi i ures u ka shtuar atyre 40 km më shumë rrugë.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojn si një zgjidhje përfundimtare ndërtimin e një ure të re.

Sipas banorëve atje lundra do të dojë edhe 10 ditë tjera për tu bërë funksionale. Deri atëherë banorëve u rritet kostoja e transportit dhe rrezikojn jetën me varka.