“Në punë për Sarandën tone”, Adrian Gurma publikon spotin e zhvillimit të Sarandës
Në krye të bashkisë së Sarandës prej katër vitesh Adrian Gurma, së bashku me stafin e tij ka kryer një punë voluminoze për të zhvilluar sa më shumë qytetin bregdetar.
Në katër vitet që kryebashkiaku Adrian Gurma ka drejtuar Sarandës, ky qytet ka pasur një transformim mjaft pozitiv në shumë sektor.
Infrastruktura, turizmi, mjedisi, dhe shume fusha të tjera, kanë pasur një transformim që janë të prekshme nga të gjithë qytetarët e Sarandës.
Përmes një video në rrjetet sociale kryebashkiaku Gurma ka publikuar një spot, ku shihen një pjesë e madhe e punëve që janë bërë në zhvillimin e Sarandës.