Ndarja nga jeta Odisea Çipa, Armando Duka: Boshllëk i madh në komunitetin e futbollit

Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta sot në moshën 58-vjeçare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës.

“Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës”, shkruan Duka.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea! Do të na mungosh të gjithëve!”, përfundon Duka mesazhin e ngushëllimit.

Mësohet se specialisti i futbollit dhe trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.