I mituri kanosi bashkëmoshatarët në klasë, Policia e Sarandës: Kishte pistoletë lodër, nisi hetimi për 14 vjeçarin
Një i mitur ka kanosur me një pistoletë lodër bashkëmoshatarët e tij në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për të miturin i cili kanosi shokët e klasës me një pistoletë lodër.
“Sarandë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm”, njofton Policia.