Hodhi hotelin në erë, ngel në burg biznesmeni Çabiri

Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36- vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Para trupit gjykues, i përbërë nga prokurorët Kledian Llaho dhe Alba Dhima dhe gjyqtar Fatmir Ndreu, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar pasi po atë ditë do të shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit. Megjithatë gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërsa avokati mbrojtës Ermir Beta kërkoi “ Arrest me burg” me afat dhe garanci pasurore për 36 vjeçarin Sotir Çabiri. Çabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës.

Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me një mjet çekiç, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg për shpërthim.

Madje burime bëjnë me dije se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përdhe të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kolona dhe për ketë janë hapur vrima me trapan nga ana e autorit. Hetimet po vazhdojnë intensivisht nga policia dhe prokuroria pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autor real është Çabiri dhe nëse në ngjarje kanë vepruar me shumë se një person.