Dëmtimi i pemëve, Adrian Gurma reagon ashpër: Keqbërësit të vendosen para ligjit, të bëhemi bashkë kundër papërgjeshmërisë
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas dëmtimit që i është bërë disa pemëve në hyrje të rrugës së Sarandës.
Gurma shprehet se policia po kryen verifikimit për të vendosur para ligjit këta keqbërës, ndërsa shton se duhet të bëhen të gjithë bashkë kundër papërgjeshmërisë.
“Persona të papërgjegjshëm kanë kryer gjatë natës një gjest shkatërrues me gjelbërimin e qytetit. Janë thyer e dëmtuar me dashje më shumë se 10 pemë bliri, të mbjella në rrugën hyrëse të Sarandës, akt revoltues për këdo.
Strukturat e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit po kryejnë procedurat e nevojshme, për vënien para ligjit të keqbërësve, ndërkohë që po merren masat për zëvendësimin e tyre.
Të gjithë bashkë kundër papërgjeshmërisë”, shprehet kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.