Butrinti barazon në transfertë kundër Albpetrolit

Skuadra e Butrinit ka barazuar në takimin e sotëm të zhvilluar në Patos me skuadrën e Albpetrolit.

Ndeshja u mbyll me rezultain e bardhë 0-0, me Butrintin që merr një pikë të rëndësishme.

Ndeshja u luajt këtë të mërkurë për shkak të shtyrjes së takimit, kjo prej ndarjes nga jeta pak ditë më parë të trajnerit të sarandiotëve Odisea Cipa.

Sfida nisi sot me një minutë heshtje në nder të tij. Butrinti u drejtua në këtë ndeshje nga tekniku Sokol Bogdo.