Balluku: Aeroporti i Mynihut, zyrtarisht operator i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës
Aeroporti i Mynihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në një takim përfaqësuesin e Aeroportit të Mynihut, Lorenzo Di Loreto, për të biseduar për hapat që do të hidhen në vazhdim, në këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj.
“Konsorciumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut, i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, u shpreh Balluku.