Gjendet i shtrirë në kanal një person në Vane pranë Shijanit, dërgohet me urgjencë në spital

Një person është gjetur i shtrirë në një kanal anës rrugës në rrugën që kthen për Vane, në afërsi të Shijanit, përballë kompleksit të inerteve “Dauti”.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, që u thirr nga qytetarët që pikasën personin e shtrirë në kanal.

Fjala është për një person afër të tridhjetave, nga Vana, i quajtur Erjon Lame, i cili, siç thanë bashkëfshatarë të tij, vuan nga zemra dhe mund të jetë alivanosur e plandosur përtokë pikërisht nga kjo.

Ai u dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, marrë nga ambulanca e ardhur me urgjencë nga Delvina.