Adrian Gurma në Gjakovë: Mesazh urimi për Pavarsinë e Kosovës
Kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma, ka qenë këtë të premte në një vizitë në qytetin e Gjakovës, nga ku ka uruar dhe Kosovën për 15- vjetorin e pavarsisë.
Gurma ka qenë i ftuar në këtë datë të rëndësishme për Kosovën nga homologu i tij Adrian Gjini.
“Në Gjakovë për Ditën e Pavarësisë. Gëzuar Kosovë”, shkruan Gurma në urimin e tij.
Kujtojmë që bashkia e Sarandës me atë të Gjakovës kanë një marrëveshje binjakëzimi mes tyre.