PD festoi e përçarë 32- vjetorin, Ina Zhupa: Dje ne nisëm fushatën për zgjedhjet vendore

Ditën e djeshme dega e PD Sarandë festoi e përçarë 32- vjetorin e themelimit të saj, ku një grup është me Enkelejd Alibeaj që përfaqëson PD-në zyrtare dhe një pjesë tjetër me Rithemelimin e Sali Berishës..

Deputetja e Rithemelimit të Berishës, Ina Zhupa shprehet se nga dje ata kanë nisur fushatën në Sarandë për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku si kandidat kanë Ardit Cikulin.

POSTIMI.

32 vjetori i themelimit te Partise Demokratike, Dega Sarande.

Mirenjohje edhe falenderim per themeluesit, per kontributoret, per drejtuesit nder vite, per cdo demokrat anetar te partise dhe votues te saj. Nderuam themeluesit Lufti Bajrami, Skënder Bajrami, Kujtim Lloha, Thoma Miho, Daut Karafili, Spiro Vasili, Gogo Kolagji, Agim Veliu, Milto Nasi, Genci Husi, Ladi Tartari, Lefter Mello, Namik Didani, Nazo Llanaj, Ilia Zhgabi, Jorgo Koca, Kristaq Zisi, Llaqi Kumi, Jorgo Konomi, Ilirjan Cukaj.

Nje respekt i vecante per ata qe drejtuan PD nëpër vite: Lutfi Bajrami, Kolë Bituni, Dhimitraq Lapa, Pasionare Nika, Ylli Piro, Bejdo Çela, Hariz Mema, Vesel Kociu dhe kryetaren aktuale te deges Manjola Nikollo bashke me kryesite nder vite.

Ne ceremoni dega PD Saranda shperndau certifikatat e mirenjohjes per kontributin e cmuar per:

  1. HARIZ MEMA (pas vdekjes)
  2. KOCO JORGA
  3. HALIM ISMAILANJI
  4. BASHKIM SHUKA
  5. SPIRO ÇAVO
  6. THOMA STEFANI
  7. VANGJEL GOGO
  8. RUZHDI HYSA
  9. ILIA DANGA
  10. BUJAR BELLO
  11. ROLAND BALA
  12. LUAN BALANI (pas vdekjes)
  13. NAMIK DIDANI (pas vdekjes)
  14. VASIL ÇUÇI (pas vdekjes)
  15. THANAS LOLI
  16. SAFET ADEMI
  17. LIRI BAJRAMI
  18. BIRAÇ SHERO
  19. SHEQIR HOXHA
  20. AGIM LLOSHA (pas vdekjes)

Bashke me dy kandidatet per bashkine Sarande Ardit Cikuli dhe bashkine Konispol Fatmir Shero e konsideruam kete moment edhe si hapja e fushates elektorale, ku ndizen motorret e strukturave per fitoren e zgjedhjeve te 14 Majit.