Ndarja nga jeta e mësueses Tatjana Velia (Çabiri), Adrian Gurma mesazh ngushëllimi
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mësueses së njohur nga Saranda, Tatjana Velia (Çabiri).
Në mesazhin e tij Gurma shkruan:
“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mësuese Tatjana Velia (Çabiri), e cila humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Ikën sot një familjare e denjë, profesioniste e zonja dhe qytetare e mirë.
I paharruar kujtimi i saj”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/