Me moton “Promovo turizmin, mbro mjedisin”, bëhet pastrimi tek Kalaja Lëkursit

Nisma për qytet të pastër përfshin dhe bën gati për sezoni veror, destinacionet turistike. Përveçse një fushatë pastrimi, kjo është edhe një fushatë sensibilizimi e ndërgjegjësimi për të mos ndotur ambientin dhe për ta mbajtur pastër atë.

Këtë shembull pune e dhs Drejtoria e Turizmit, Drejtoria e Sherbimeve Publike dhe ajo e Bujqësisë dhe Pyjeve, të Bashkisë Sarandë, të cilat ishin së bashku në pastrimin e zonës pranë kalasë së Lëkurësit.

Kjo nismë u realizua edhe me mbeshtetjen e GIZ, në kuadër të projektit për punë publike.

Me moton “Promovo turizmin, mbro mjedisin”, do të vijohet edhe në pika të tjera të interesit turistik.