Lëkursi, një vend që nuk duhet lënë pa vizituar
Kalaja e Lëkursit mbetet nje nga destinacionet që ia vlen të vizitohet.
Nga Lekursi te ofrohen disa peizazhe mbresëlënëse, prej nga dallohet dhe qyteti i Sarandës.
Rrënojat e fshatit Lëkurës ndodhen rreth 2 km në juglindje të Sarandës, në një kodër në formë piramide në 250 m lartësi.
Mendohet se Lëkursi ka qenë vendbanimi kryesor i zonës gjatë gjithë periudhës mesjetare, ndërkohë që përmendet për herë të parë në dokumentet osmane të viteve 1431-1432.
Shumë historianë mendojnë se fshati është ndërtuar rreth viteve 1537 në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.
Sot rrënojat e këtij vendbanimi dallohen ende, mes të cilave shtëpitë e braktisura dhe një kishë e një periudhe më të vonë. Ky është një destinacion për këdo që preferon të kombinojë turizmin historik me atë të aventurës.