Kumbaro vizitë në Athinë : 75% më shumë vizitorë nga Greqia se në 2021-shin

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po zhvillon një vizitë në Athinë.

Ministrja Kumbaro ka informuar përmes një postimi në rrjetet sociale se zhvilloi një takim me dy profesionistë të rëndësishëm të turizmit grek, Nicholas Kelaiditis, president i Shoqatës së Agjencive Turistike dhe Lysandros Tsilidis, president i Federatës së Agjencive të Turizmit dhe Udhëtimeve të Greqisë.

Ajo tha se gjatë këtij takimi gjeti menjëherë sinergjinë e duhur për projekte mbi forcimin e bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të vendeve tona duke promovuar Shqipërinë si destinacion për vizitorët grekë.

Kumbaro tha se, “turistët nga Greqia gjatë vitit 2022 ishin 75% më shumë se viti paraardhës”.

Gjithashtu ministrja tha se, “u diskutua edhe për oferta të përbashkëta për turistët e tregjeve të largëta, ku bashkimi i forcave na bën më konkurrues dhe pa dyshim më tërheqës në gjithçka që ofrojmë”.