IKMT aksion në Ksamil, prishen objektet pa leje: Operacioni nuk ka hasur në kundërshti nga qytetarët

Prej dy ditësh në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është zhvendosur në Ksamil duke prishur objekte pa leje në zona të ndryshme.

Deri tani janë prishur nëntë struktura të ndryshme me funksione shërbimi.

Operacioni nuk ka hasur në kundërshti nga qytetarët, të cilët në disa raste kanë bashkëpunuar me inspektorët duke çmontuar vetë objektet.

IKMT do të vijojë operacionin në këtë pjesë të bregdetit edhe në ditët në vazhdim.