VIDEO/ Rama prezanton projektin ‘Lungomare 3’ në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook projektin ‘Lungomare 3’.

Kreu i qeverisë njofton se në fillim të vitit të ardhshëm do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social. Ky projekt, shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum.

Postimi i kryeministrit Rama

Mirëmëngjes dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë.