FOTOT/ Vijon me ritme të larta ndërtimi i banesave sociale në Delvinë
Kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen tek ndërtimi i banesave të shtresave në nevojë.
Kujtojmë që ky është një projekt i përbashkët mes bashkisë Delvinë dhe Ministrisë së Financave.
“Vijon procesi i rehabilitimit të banesave të shtresave në nevojë në kuadër të projektit social midis Ministrisë së Financave dhe Bashkisë Delvinë”, nënvizon në postimin e saj kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi.