Rrëzohet nga pema duke mbledhur ullinj, transportohet me helikopter nga Saranda në Tiranë

Një burrë ka rënë nga pema e ullirit duke marrë lëndime të shumta në trup.

Ngjarja është raportuar në fshatin Borsh, teksa 61-vjeçari Lavdosh Yzeiru ishte duke mbledhur ullinj.

Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe menjëherë e kanë transportuar për në spital, në gjendje të rëndë.

Raportohet se situata është serioze, dhe e kanë sjellë në Tiranë me helikopter.