Destinacioni i javës: Manastiri i Shën Mërisë, Kostar. 16 km nga qyteti i Sarandës
Manastiri i Shën Mërisë së Kostarit është ndërtuar në zgavrën e një shkëmbi në faqen e malit në veri të fshatit Kostar. Kisha e tij ka formë rrethore dhe përbëhet nga naosi, narteksi dhe një hajat i vogël lidhur midis tyre.
Muret e kishës janë të zbukuruar me pikturë murale që paraqesin tema nga jeta e Krishtit, e Shën Mërisë dhe shumë figura shenjtorësh.
Ndërkohë mbi portën hyrëse të saj ruhet ende një mbishkrim dhe data 1775 që mund të jetë data e ndërtimit të kishës ose pikturimit të saj. Me mjaft interes është edhe ruajtja e ikonostasit prej druri rreth 4,7 m i gjatë dhe 3,9 m i lartë.
Manastiri i Shën Mërisë në Kostar vazhdon të jetë edhe sot një vend i rëndësishëm peligrinazhi, i cili çdo 15 Gusht kthehet në një vend peligrinazhi rajonal.