Kristo Kiço takohet me kryebashkiakun e Athinës Bakojanis: Ja temat e diskutimit

Në një atmosferë shumë të mirë dhe konstruktive për bashkinë, është mbajtur sot në Athinë, takimi i Kryetarit të Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, me kryetarin e Bashkisë së Athinës, z. Bakogianis.

Kryetari ka informuar z. Bakojanis për të gjitha çështjet dhe tematikat që kanë të bëjnë me bashkinë dhe vetëqeverisjen vendore.

Më konkretisht, u diskutuan sektorë si pastrimi, furnizimi i ujit, energjia elektrike, strehimi i shkollave, strukturat sociale, aktivitetet kulturore, infrastruktura sociale dhe zhvillimore.

Në takim u hodhën themelet për përforcimin e bashkëpunimit mes dy bashkive.

Z. Bakojanis premtoi krijimin e kanaleve të bashkëpunimit të përhershëm dhe të frytshëm në sektorë si kultura, arsimi, turizmi etj. dhe të jen në komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen e afërt. z. Kiço ftoi kryetarin e bashkisë së Athinës të vizitoj bashkinë e Finiqit dhe z. Bakojanis pranoi ftesën për verën.

Takimi u mbyll me shkëmbimin e dhuratave.