Butrinti e nisi vitin me fitore, presidenti Adrian Gurma uron skuadrën

Butrinti e nisi vitin 2023 me fitore në shtëpi përballë skuadrës së Devollit.

Sarandiotët morën një tre pikësh të artë dhe mjaft të rëndësishëm pas fitores 1-0.

Presidenti skuadrës njëherësh dhe kryetari i bashkisë Adrian Gurma ka uruar skuadrën pas këtij suksesi.

“Urime çunave. Forca BUTRINTI”, shkruan presidenti Gurma.