VIDEO/ Vrapim i “çmendur” nga sulmi në mbrojtje, lojtari i Butrintit shpëton gol të sigurt

Lushnja-Butrinti ishte një nga ndeshjet e javës së 4-të në Kategorinë e Parë e luajtur një javë më parë. Sfida u mbyll me fitoren minimale 1-0 për lushnjarët, por në këtë ndeshje ra në sy edhe një veprim i sulmuesit, Ermanel Lloi.

Në një moment të ndeshjes, Lushnja niset në kundërsulm për të shënuar gol, por Lloi edhe pse në rolin e sulmuesit niset nga sulmi dhe bën një vaprim të “çmendur” në mbrojtje për të shpëtuar një gol të sigurt.

Në fund ai arrin që të evitoi golin duke bërë që skuadra lushnjare të mos gjejë rrugën e rrjetës edhe pse ishin me dy lojtarë në këtë aksion.