Akuzat e deputetes se Sarandes Ina Zhupës se mbron ministren e Kulturës, Gjekmarkaj: E fyeu Flutura Açkën dhe deputetët e PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Komisionin e Edukimit, mes deputetes Flutura Açka dhe deputetes Ina Zhupa.
Zhupa është shprehur sot se Açka po merrte anën e ministres Elva Margariti, duke e marrë në mbrojtje atë.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Gjekmarkaj është shprehur se Zhupa me një lehtësi të papërballueshme akuzoi dhe fyeu deputeten Açka dhe deputetet e tjerë të PD-së nëpërmjet akuzash dhe aludimesh të padenja për gjoja bashkëpunim me PS-në.
Gjekmarkaj shton se Zhupa përsëriti disa herë togfjalëshin “jeni bashkë”, si të ishim në një kohë lufte klasash, ndërsa e quajti të gjithën një shfaqje populiste.
“Per atë që ndodhi sot në Komisionin e Edukimit.
Së pari dua të them që është nder për Kuvendin e Shqiperisë të kesh një personalitet, një shkrimtare e mendimtare si Flutura Açka si anëtare të veten, se dyti per Komisionin e Edukimit ta ketë ketë kryetare dhe për Partinë Demokratike si deputete të veten.
Për çdo koleg kam patur e kam respekt pertej çdo perkatesie partiake dhe jam munduar gjithmonë mos të shaj, fyej apo akuzoj për qejf të gojes sime dhe mendjes të tjetrit. Perleshem çdo ditë me politiken që mos të me ktheje në hienë e sherbetor.
Në shënjë të ketij respekti po bëj një shenim per qendrimin e koleges Zhupa sot në mbledhjen e Komisionit të Edukimit. Në gjykimin tim , befasuese per nga guximi.
Nuk e kam menduar se do vinte kjo dite.
Secili ka të drejten hyjnore e legale të ndjekë bindjet dhe deshirat e veta, të rrokë të miren, të drejten, grupin apo liderin qe do vetë.
Por liria për të bërë këtë nuk mund ta kthejë të ngjashmin në tabelë qitjeje të pafre në qellim të një skeme politike e cila synon diskretitimin e tjetrit se ai nuk të bindet apo se perdor dot. Ketu nuk hyn Zhupa.
Sot kolegia sipas meje me një lehtësi të paperballueshme akuzoi dhe fyeu Flutura Açken dhe deputetet e tjere të PD-së nepemjet akuzash dhe aludimesh të padenja per gjoja bashkëpunim me PS-në. Togfjalëshi “jeni bashkë” perseritej si leçitjet a perfoljet kunder armiqve të klases me kumbim autoparlanti.
Gjithesa u konsumua me një shfaqje populiste duke vënë në perdorim edhe FB-në e saj ky për një çast pashë dhe veten.
Per momentin me topiti gjithë ky puritanizem, kjo force per t’ju versulur tjetrit qe deri dje mendoje njesoj.
Njeriu mund të ndryshojë bindje e qendrim po nuk mund ta fyesh tjetrin pse nuk i ka ndryshuar ato.
Me të njëjtin pasiona a zell , kolegia e nderuar sillej edhe kur mbronte interesat e partisë së komanduar nga Basha. Asokohe i duhej Luçiano Boçit të duronte dhe Luçiano pak me humor e pak me ironi e kalonte.
Thjesht e konstatoj lartesinë e pandryshuar të pasionit pa të drejten per ta gjykuar. Uroj shumë që në vetminë e saj kolegia e nderuar Zhupa ta kuptojë se ç’ka bërë e si është sjelle sot!
Në publik le të vazhdojë siç ajo beson se ështe gjeja e duhur, siç ja lyp nevoja e qejfi. Por mbase një gjë i bën punë per ta ditur se ustai ka shtryllë shumë njerez si limonë e me pas i ka hedhur ndanë xhadesë.
Persa me takon rast pas rasti do të marrë pergjigje nese e sotmja është strategji dhe perseritet me akuza apo shpifje të padenja. Gjithesa do të ndodhë pa e fyer dhe pa e akuzuar.
Historitë me shitje e blerje ngado që vinë po i bejnë personat më të korruptuar në Shqiperi ata që i tremben kohes, Zotit dhe drejtesise shpirti i të cileve ka rënë ne leqe si laraska. As më impresionojnë as frikesojnë po keqardhje kam për ngjarje si kjo e sotmja. Laboratori i vjeter prodhon ënde me shumicë bojë per çdo fytyrë që nuk skuqet e zverdhet sipas hallit apo egos per karrierë.
Por jo mbi çdo fytyrë ajo ngjit. Mbi të Flutures jo e jo se para se të jete deputete është gjykuar me një veper objekt çmimesh nderimi kombetare e nderkombetare.”- shkroi Gjekmarkaj.