32- vjetori i themelimit e gjen degën e PD Sarandë të përçarë, Nikollo: Bashkohuni në festë se do kënaqemi
Dega e PD në Sarandë do të organizojë këtë të enjte një festë me rastin e 32- vjetorit të themelimit të PD dega Sarandë.
Kryetarja e degës Manjola Nikollo ka ftuar të gjithë simpatizantët e kësaj partie që të marrin pjesë.
Kujtojmë që ky 32- vjetorë e gjen degën e PD Sarandë më të përçarë se kurrë, e cila është ndarë në dy grupime.
Një grupim që përfaqëson PD-në e Rithemeluar nga Sali Berisha dhe PD-në zyrtare që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Edhe në zgjedhjet e 14 majit PD në Sarandë do të dal me dy kandidatë në zgjedhjet për kryetar bashkie.
“Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike dega Sarandë, simpatizantë, votues dashamirës ndaj forcës tonë politike,qytetarë të Sarandës,Konispolit dhe Finiqit!
Ditën e enjte datë 12 Janar, ora 17:30 në Selinë e PD Sarandë ju ftoj të festojmë sëbashku, 32 vjetorin e themelimit të PD dega Sarandë!
Pjesëmarrja juaj është shumë e vyer!”, shkruan kryetarja e degës Manjola Nikollo.