Urimet e para për vitin 2023

Ndezja simbolike e dritave të Pemës së Vitit të Ri, ka qenë momenti i urimeve të para për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2023, të bëra në mënyrë publike e në një atmosferë të ndezur festive.

Ky do të ishte rasti kur sheshi qendror i Sarandës, do të mbushej nga zërat e fëmijëve të kopshteve, të grupeve artistike nga shkollat dhe nga Qendra Kukturore e Fëmijëve. Babagjyshi-aktor ishte figura më e dashur e atij mjedisi të gëzueshëm.

Në mes të kësaj hareje, grupit të festuesve iu bashkua Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.

Pas ritualit të numërimit mbrapsht, së bashku me fëmijët, ai ka shrypur butonin e pultit të komandimit të sistemit të dritave të Pemës, të cilat janë ndezur, shoqëruar nga melodia e gëzueshme “Jingle Bells” dhe këngë të tjera të bukura në shqip, të këtij eventi.

Koncerti festiv me këngë dhe valle të fëmijëve të veshur me kostume popullore, vijoi gjatë përreth Pemës simbolike.

Të tjerë gëzonin dhe festonin momentet e bukura duke kaluar në “tunelin e dritave”, duke u ulur në poltronën që imiton “slitën e Babagjyshit” apo duke vizituar Shtëpizën e tij aty pranë.

Mijëra foto u bënë në çdo kënd e sidomos në Photo Pointet e improvizuara enkas për këto momente, që ishin të parat ku u dha urimi: “Gëzuar Vitin 2023!”, “Sjelltë shëndet e mbarësi në çdo shtëpi!