Të huajt shpëtojnë tregtarët e Sarandës
Prej 31 vitesh Bardha punon si tregtare në Sarandë. Ajo thotë se vit pas viti shqiptarët po blejnë më pak.
” Nga viti në vit është rënie e plotë. Kanë ikur të rinjtë kanë ngelur pleqtë”
Këtë vit pazaret më shumë po i blejnë të huajt. Të huajt ndryshojnë nga blerësit tipik shqiptar kur bëhet fjalë për sasinë.
“Po bëjmë punë me konsumatorin e huaj. Atyre u duken shumë të lira në krahasim me tregjet në shtetet e tjera” tregon Bardha.
Edhe një çift turistësh tregojnë se çmimet këtu në krahasim me shtetin ku jetojnë janë të lira. 2022 qytetarët në Sarandë e mbyllin me më pak shpenzime për fruta perimet e shportës krahasuar me vitet e shkuara.