Sarandë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.