Sarandë, aktivitet sensibilizues “Jo dhunës ” ndaj grave
Projekti “Rinia në Fokus II”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, ka realizuar një Murale përballë Kafe “Lemon Tree” në Sarandë (Kinoteatri), me mesazhe të luftës kundër dhunës me bazë gjinore dhe frymëzimin e të rinjve për të vepruar kundër saj.
Aktiviteti u zhvillua dje me praninë e Ambasadorit të prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, të Kryebashkiakut Adrian Gurma, të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitris Saharides, Konsulles së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, të përfaqësuesve nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (TBC) e përfaqësueseve të organizatës së Gruas “Jona”.
Aktiviteti nisi me përurimin e Murales , fjalën e Ambasadorit të OSBE, të Kryetarit të Bashkisë z. Adrian Gurma, shoqëruar me interpretimin e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani.
Më tej, eventi vijoinë mjediset e Kafe “Lemon Tree”, me Diskutimin Rinor me temë “Rinia Qëndron dhe Vepron kundër dhunës me bazë gjinore”, me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Sarandës, organziatave të shoqërisë civile, medias, institucioneve arsimore, aktivistëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, zyrës arsimore Sarandë etj.
Kryetari Gurma rezervoi një pritje në Bashki për Ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, që e ka marrë detyrën në 1 dhjetor 2022.