Mitsotakis për herë të parë në Shqipëri, takime në Finiq, Dropull e Himarë

Në 6 dhjetor, gjatë samiti të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri grek Kyrjakos Mitsotakis do të vizitojë dhe minoritetin grek në Shqipëri.

Ai do të shkojë në Finiq, Dropull dhe Himarë. Duket se Mitsotakis ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili i dërgoi video nga Dropulli me minoritetin grek disa javë më parë. Takimi më i rëndësishëm në radhët e minoritetit do të jetë ai që pritet të mbahet në Bashkinë Dropull më 7 dhjetor.

Kjo është vizita e parë që kryeministri grek zhvillon në vendin tonë dhe në zonat minoritetit. Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në një fazë të mirë. Cështja me e mprehtë mes dy vendeve është delimitimi i ujërave detare, për të cilën Rama e Mitsotakis kanë rënë dakord të dërgohet në Hagë.