Dy makina përplasen në dalje të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë 

Një aksident u shënua gjatë orëve të pasdites në dalje të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht pa dëme në njerëz por vetëm materiale.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e të dy mjeteve.