Filiali Universitar i Sarandës: Si ta bëjmë kulturën të flasë?
Është zgjedhur Dita Kombëtare e Rinisë për të shënuar ditën e parë dhe herën e parë të futjes së Filialit Universitar të Sarandës, në traditën dhe në hartën e organizimit të konferencave shkencore.
Ku më mirë se në Sarandën me profil të spikatur turistik mund e duhet të flitet e të bëhet për ta bërë trashëgiminë dhe kulturën, që të flasë për turizmin dhe turistin? Përgjigja e kësaj pyetjeje, u bë rend dite për Konferencën Ndërkombëtare, të mbajtur me prani të profesoratit më përfaqësues të Universitetit të Tiranës, me prani dhe përfshirje të studentëve e pedagogëve të Filialit që Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, ka në Sarandë.
Konferenca në ditën e saj të parë ka patur një panel me praninë e Rektorit të UT, Prof.Dr.Artan Hoxha dhe dekanë të fakulteteve të disa fakulteteve, si: ai i Ekonomisë, i Gjuhëve të Huaja, i Filologjisë, Shkencave të Natyrës, të Mjekësisë etj. Duke falenderuar për ftesën, për nismën e mbajtjes së Konferencës Shkencore në Filialin e Sarandës dhe për praninë e potencialit të jashtëzakonshëm intelektual në Sarandën e dhjetorit, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, tha se kjo nismë i jep zë përpjekjes për ta bërë atë turistike gjithë vitin.
Ndërkaq ai ka apeluar që Filiali i Sarandës të trajtohet me një qasje tjetër, për t’i dhënë një dimension të ri.
Në këtë kontekst, Adrian Gurma u shpreh se do të ishte vlerë e shtuar në se i shtohet edhe dega e mjeksisë, si një mundësi për ta vënë më mirë në shërbim të turizmit, me dëshirën për t’u dhënë turistëve më shumë siguri jete.
Duke iu referuar aseteve të kulturës, ai tregoi se, falë jetëzimit të tyre të metejshëm dhe falë lëvizjes së konkretizuar për turizëm të integruar, pa kufij territorialë, trashëgimia kulturore e ka bërë më diverse, më të plotë dhe më tërheqëse ofertën turistike.
Deputetja Anila Denaj tha se trashpgimia është e lidhur në një binom me atdhedashurinë. Në këtë kontekst, ajo kërkoi nga drejtuesit e universiteteve që të bëjnë më shumë presion ndaj dikasterit të kulturës dhe të kërkojnë mbështetje buxhetore nga ligjvënësit.
Pasurinë e diversitetin në monumente kukturore, arkeoligjike, hiatotike e natyrore të rajonit, deputeti Niko Kuri e ka parë si një arësye për të tërhequr flujse turistike, por edhe si faktor bashkëjetese harmonike mes banorëve të kërij rajoni.
Në ditën e dytë, ndërkohë që punimet e Konferencës, vijuan në sesione në Filiakin Universitar, Kryetari Adrian Gurma, rezervoi një pritje të veçantë në zyrën e vet për Rektotin e UT, Prof.Dr. Artan Hoxha dhe dekanë të disa fakukteteve.
Në një atmosferë miqsore, mes tyre u diskutua përtej temës së Konferencës, mbi konsolidimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, midis bashkisë dhe Filialit të UT Sarandë, në funksion të realiteteve të reja, që përfshijnë turizmin, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe arsimin në këtë rajon.