Derbi Delvina-Butrinti luhet në Tepelenë, pa praninë e tifozëëve

Pas një pauze disa javore për shkak të kampionatit Botëror, Kategoria e Dytë do të rikthehet në fushë këtë të enjte.

Sfida me interesante do të jetë ajo mes Delvinës dhe Butrintit.

Një ndeshje që ka gjithnjë një vemendje për shkak të rivalitetit që kanë këto dy skuadra.

Ky takim do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës dhe do të jetë pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që ka marrë klubi i Delvinës nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Sfida do të luhet në orën 13:00. /Sarandanews.com/