Belinda Balluku: Në fillim të vitit 2023, hapim garën për aeroportin e Sarandës

Ministrja e Infrastruktureës dhe Ekonomisë, Belinda Balluku, gjatë inagurimit të rrugës së re që të dërgon në aeroportin “Nënë Tereza”, foli edhe për investimin e aeroportit të Sarandës.

Balluku tha se në fillim të vitit 2023 do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, i cili do të jetë i ngjashëm me atë të Korfuzit, që do të funksionojë vetëm gjatë sezonit turistik.

“Duhet të them gjithashtu se kemi një aeroport të katërt, aeroport sezonin, i cili do të ndërtohet në zonën e e Sarandës.

Garën do ta rihapim në fillim të vitit 2023 për t’i dhënë jugut të Shqipërisë një mundësi që të ketë një aeroport të dedikuar gjatë periudhës sezonale, ashtu sicc ndodh me aeroportin e Korfuzit.

Planet tona sa i përket aviacionit nuk mbeten vetëm në letra, pasi të gjitha projeketet kanë nisur dhe do të nisin në të ardhmen dhe jemi të sigurtë për suksesin”, u shpreh Balluku. /Sarandanews.com/