Ardit Cikuli kërkon ndihmë: Na thoni ndonjë gjë si ta fitojmë këtë bashkinë e Sarandës

Kandidati i Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha, Ardit Cikuli, ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale se si të fitojnë zgjedhjet për kryetar bashkie.

Përmes një postimi dega e PD Sarandë shkruan se është e gatshme të dëgjojë idetë që do i shkruajnë njerëzit nëpër komente dhe ti marrë në konsideratë.

Interesante është se pavarsisht thirrjes për ndihmë nga Ardit Cikuli, asnjë qytetarë nuk e ka përkrahur apo të shprehi ndonjë ide.

Kjo tregon braktisjen totale ndaj tij dhe përccarjen e thellë që ekziston në degën e PD Sarandë.

Kujtojmë që Ardit Cikuli ishte një figurë e kontestuar nga dega e PD Sarandë dhe nga kandidatët që morën pjesë në primare, duke e cilësuar këtë process të manipuluar.

Zgjedhjet për kryetar bashkie do të zhvillohen më datë 14 maj të vitit 2023. /Sarandanews.com/