Akuza, manipulime, dhe tërheqje nga gara: Si degradoi procesi i primareve në Sarandë
Ditën e djeshme në selinë e PD Sarandë u krye një proces i ashtëquajtur primare, nga ku do të dal emri i kandidatit që do të garojë për kryetar bashkie.
Gara në finale nuk pati një fitues, por shkoi në balotazh, i cili do të jetë mes Ardit Cikulit dhe Ilir Nikollës.
Procesi i primareve, ashtu edhe siç pritej, rezultoi i gjithi një fars, ku u shënjuan parregullësi, pati akuza të forta, tërheqje nga gara, dhe një emër të paracaktuar si fitues (ku pritet te jete Ardit Cikuli).
Që në nisje të numërimit të votave një prej kandidatëve hodhi akuzë se në procesin e votimeve kishin marrë pjesë shumë socialisë. Një deklaratë që zuri në befasi numëruesit të cilët nuk e mohuan këtë akuzë, por thjesht vijuan ne heshtje dhe koke ulur numërimin e fletëve të votimit.
Kulmi arriti në mbyllje të votimeve, ku kandidati i primareve Armando Magllara, vendosi të largohej përfundimisht nga kjo parti, duke hedhur akuza nga më të rëndat, e që ende deri më sot, selia e PD Sarandë ka heshtur, duke pranuar në fakt atë ç’ka kandidati Magllara ka thënë.
E përballë atyre akuzave si një proces të trukuar, ku edhe pse kishte marrë premtimin për mos ndërhyrje ne gare, diçka e tillë nuk ndodhi, Magllara sulmoi fort edhe personat që ishin thirrur për të ftuar, ku sipas tij në shumicë ishin njerëz të dënuar me burg.
Edhe për këtë akuzë të rëndë selia e PD Sarandë ka zgjedhur të kyç gojën, duke pranuar në heshtje këtë gjë që u tha nga vetë njeriu që mori pjesë në këtë proces të ashtëquajtur primare.
Gjithashtu një tërheqje nga gara pati edhe nga kandidati tjetër Robert Haxhi, i cili u rregjistrua por nuk figuroi askund në fletën e votimit.
Ai u përjashtua edhe gjatë prezantimit të kandidatëve, duke mos dhënë asnjë arsye.
E gjitha një skenë tragji-komike, se si degradoi i gjithi ky proces, ku pritej që kandidatin në dorë ta kishte antarësia, por që rezultoi të jetë sërish një mashtrim dhe manipulim.
Balotazhi do të jetë thjesht një formalitet për ti vënë vulën gjithë kësaj farse, që do kryhet më 11- dhjetor. /Sarandanews.com/