VIDEO/ Blogeri i famshëm grek promovon Shqipërinë

Blogeri i njohur grek, Eftihis Bletsas, ka bërë së fundi një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë për të promovuar bukuritë e vendit tonë.

Ai e nis rrugëtimin nga burimi i Lumit Vjosa (Aos) në pjesën greke dhe vijon më pas në lëvizjen përgjatë rrjedhës së lumit duke u ndalur fillimisht në Përmet, Këlcyrë, në Tepelenë e deri te grykëderdhja në detin Adriatik.

Bletsas ndalet gjithashtu në qytetin antik të Apolonisë, manastirin e Ardenicës, në Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Nartë dhe Llogara.

Ai i përshkruan me nota pozitive bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe mikpritjen që konstaton gjithandej.

Videot e tij në Youtube marrin qindra mijëra shikime. Po kështu ato transmetohen edhe në televizionin grek Skai.