Opozita e shpartalluar në Sarandë, përçarje, klane dhe afera

Sarandanews.com

Partia Demokratike dega Sarande nga krahu i Rithemelimit eshte ne ditet e fundit te zgjedhjeve te kandidateve per te garuar ne primaret qe pritet te mbahen ne 4 dhjetor qe do te vulosin dhe emrin e personit te do te garoje perballe Ardian Gurmes per Bashkine e Sarandes.
Por pertej fotografive te publikuara nga mbledhjet ditore neper grupseksione, ajo qe vihet re eshte nje shpartallim total i strukturave te kesaj dege.

Dhjetra funksionare nder vite te kesaj partie duket se po vazhdojne te qendrojne larg saj, saqe nuk duket te frekuentojne asnje nga mbledhjet sic duket nga fotot e shperndara, madje sic mesohet rreth 15 prej tyre jane mbledhur ditet e fundit ne kuader te asaj qe ata e quajne Partia Demokratike e vertete, ose “krahu Alibeaj”.

Ata duket se do te vazhdojne te mbajne kete krah duke qene kundershtare te kandidatit qe do te dale nga rithemelimi, ne mos do te dalin me kandidature me vete per Bashkine.

Ky grupim perfshin ish Kryetare dege, N/Kryetare, anetare kryesie e Kryetare grupseksionesh, seksionesh. Vec kesaj, ish kandidate per bashkine apo kandidate per deputete vazhdojne te qendrojne ne hije duke mos mbajtur asnje krah por absolutisht jo te angazhuar ne proces.

Nga ana tjeter edhe vete brenda strukturave te rithemelimit ne mbledhjet e fundit mesohet se ka pasur debate te ashpra deri ne akuza ndaj drejtuesve te deges se po perfshihen ne klane dhe afera per te zgjedhur perfaqesuesit e interesave te tyre ne primare.

Ne fakt se sa demokratet e Sarandes e duan rithemelimin u duk edhe ne 23 maj, ku plot 121 demokrate qe pranuan te votonin ne zgjedhjet e rithemelimit, votuan kunder Sali Berishes duke vendosur kryqin ne emrin e Ibsen Elezit.

Vec kesaj 11 vota dolen te pavlefshme e Sali Berisha fitoi me vetem 354 vota. Nje tjeter fakt qe bie ne sy jane edhe zgjedhjet e Forumit Rinor ku ndryshe nga deget e tjera, ne Sarande ende nuk eshte zgjedhur Kryetari i FRPD dhe strukturat e saj jane inekzistente totalisht dhe kane mbi 1 vit qe nuk mblidhen duke u nisur nga fotot qe jane publikuar ne faqen zyrtare te saj.